Opozita mbështet me rezervë ofertën për krijimin bazës amerikane në Kosovë
Kosova i ka ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës mundësinë që të krijohet një bazë e përhershme ushtarake amerikane në vend. Qeveria e Kosovës njoftoi më 15 tetor për këtë mundësi.
Një hap të tillë, apo çfarëdo veprimi që çon përpara marrëdhëniet Kosovë – SHBA e përkrah edhe opozita.
Por, sipas përfaqësuesve të saj, është joserioze të bëhen premtime të cilat më pas nuk realizohen.
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike në opozitë, thotë se Kosova tashmë ka prani të mjaftueshme ushtarake amerikane në vend, dhe se qeveria duhet të fokusohet në tjera çështje.
“Çfarëdo angazhimi shtesë i SHBA-ve mendoj që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Mirëpo prezenca ushtarake e SHBA-ve në Kosovë nuk mungon. Ne e kemi tashmë një bazë të rëndësishme siç është Bondsteel-i, dhe mendoj që para se të shkojë Republika e Kosovës të flasë për punën e prezencës ushtarake e cila është mjaft e rëndësishme për vendin tonë – por që tashmë është e pranishme, më mirë është të trajtojë çështjen e gazit, pra mos të refuzojë një projekt të tillë”, tha Abelard Tahiri.
Edhe Besnik Tahiri nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mendon se Qeveria nuk duhet të bëjë premtime publike dhe pastaj mos t’i zbatojë ato.
“Marrëdhëniet bilaterale me SHBA-të jo vetëm se janë jetike, por janë marrëdhënie të ndërtuara tash e sa vite dhënie të ndërtuara tash e sa vite dhe ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Nuk mendoj se i ndihmojmë marrëdhëniet e mira me Amerikën duke dhënë zotime publike, premtime publike, e duke mos bërë asgjë”, u shpreh Besnik Tahiri.
Derisa, gjenerali Kadri Kastrati, ish shef i Forcave të Sigurisë së Kosovës e mbështet këtë iniciativë. Sipas gjeneralit të pensionuar, kjo baze do t’i sillte Kosovës siguri në rajon dhe do ta forconte ekonomikisht.
“Me prezencën amerikane ne do të kishim qenë shumë më të sigurt ndaj kujtdo që ka pretendime territorial për Kosovën. Në aspektin ekonomik do të kemi të hyra më të mëdha në Kosovë, do të kemi vende të reja pune për arsye që ajo bazë punëson edhe një numër të madh të civilëve. Në aspektin gjeostrategjik të SHBA-ve, prezenca në Ballkan e posaçërisht në Kosovë do të ishte shumë e dobishme për moslejimin e Rusisë dhe ndikimin e saj në Ballkan”, tha Kastrati.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë një kamp ushtarak te quajtur Bondsteel ne lindje te Kosoves, i cili është pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Gjatë vizitës të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj se mundësinë për krijim të një baze ushtarake amerikane të përhershme ia beri vetë nënsekretarit te Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet