Banorët e “5 majit” nuk lejojnë shembjen e banesave të tyre
Banorët në zonën e 5 majit në Tiranë nuk ndalin protestat prej disa ditësh. Ata nuk po lejojnë shembjen e banesave të tyre.
Gjatë ditës së hënë, banorët e kësaj lagjeje kundërshtuan hyrjen e mjeteve të IKMT-së.
Familjet që preken nga projekti i ndërtimit të një lagjeje të re, kundërshtojnë shembjen e banesave pa u arritur paraprakisht një marrëveshje me Bashkinë për stehimin e tyre.
Në akt-marrëveshjen që duhet të firmosin me Bashkinë, sipas tyre nuk përcaktohet se në cilën pjesë të zonës së re këta banorë do e përfitojnë banesën. Ata kërkojnë që projekti të jetë transparent.
Të pyetur nga Euronews Albania, Bashkia e Tiranës thotë se të gjithë banorët e prekur nga projekti do të trajtohen me bonus qiraje deri në marrjen e banesës.
Sipas Bashkisë një numër i konsiderueshëm i banorëve janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për tu pajisur me shtëpi.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet