‘Kushtetuesja’ pritet të vendosë brenda 30 ditësh për zgjedhjet e 2019
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Vendimi pritet të jepet në 30 ditët e ardhme, ku Kushtetuesja do të shprehet nëse zgjedhjet kanë qenë apo jo anti-kushtetuese.
Ndërkohë, nga kjo gjykatë u kërkua edhe verifikimi i procesit të regjistrimit të partisë “Bindja Demokratike” në zgjedhjet lokale të 2019.
Seanca në Gjykatën Kushtetuese vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, i cili theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si anti-kushtetues apo jo të një proces zgjedhor, por kjo nuk e pengon që të ushtrojë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.
Për opinionin e “Venecias”, përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive, Jordan Daci deklaroi gjatë seancës së sotme se komisioni e ka gabim kur thotë se ‘Kushtetuesja’ nuk e ka këtë kompetencë.
“Komisioni i Venecias ka injoruar gjithë praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykojë çështjen”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West