Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, Euronews Albania mëson emërimet e reja në qarqe
Euronews Albania ka mësuar emërimet e reja të policisë në qarqe, në kuadër të ndryshimeve të ndërmarra nga kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano me të ardhur në detyrë.
Kështu Hajri Kushe, nga zv.drejtor për hetimin e krimit në policinë Kukës, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.
Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit emërohet zv.drejtor për hetimin e krimit në Kukës.
Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.
Vilson Bala nga shef komisariati Bulqizë emërohet shef komisariati në Durrës.
Oltion Agolli nga shef komisariati në Peqin emërohet shef komisariati në Pogradec.
Në Vorë, në vend të Aliosha Brokës (i cili kalon specialist në Drejtorinë e Standardeve Profesionale), emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.
Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan. Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.
Në Krujë emërohet shef komisariati Gentian Hilla në vend të Elton Alushit. Ky i fundit transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Lëvizjet e fundit vijnë pas ndryshimeve të krerëve të policisë dhe drejtorëve në 11 qarqe dhe ndryshimit të shefave të komisariateve në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndryshime të reja në polici, pritet lëvizja e shefave të komisariateve
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi