Vettingu i politikanëve, Gjiknuri: Kemi mjaftueshëm ligje për kontrollin e deputetëve
Damian Gjiknuri shpreh rezerva për nismën e kërkuar nga demokratët për Vetting të politikanëve.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Socialistëve, Shqipëria ka mjaftueshëm ligje për kontrollin e figurës së politikanëve.
“Mendoj që Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanit. Pra, janë deklarimi i pasurive, ligji antimafia dhe në fund vota e qytetarëve”, u shpreh Gjiknuri.
Kërkesën tjetër të demokratëve për të diskutuar së bashku zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, Gjiknuri nuk e shikon të realizueshme.
“Çështjet nuk duhet të përzihen. Pse? E para njëherë Vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë i skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Për sa i përket çështjeve të tjera që kanë dalë rishtas për nevoja të ndryshme politike, mendoj që ne duhet të shikojmë kuadrin aktual ligjor. Unë nuk jam kundër që të negociohet, çdo gjë është e diskutueshme, patjetër”, tha ai më tej.
Për Damian Gjiknurin, nëse nuk do të miratohet shtyrja e mandatit të organeve të Vettingut atëherë do të dëmtohet procesi.
I pyetur për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, si bashkëkryetar i propozuar nga radhët e PS, Gjiknuri deklaroi se më parë do të diskutohen rekomandimet e OSBE/ODIHR.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset