Tensionet në Bosnje-Hercegovinë, rrezik ekzistencial, thotë diplomati
“Kombi i vogël i Ballkanit Perëndimor mund të përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndal kërcënimet e serbëve të Bosnjës”. Kështu është shprehur i dërguari ndërkombëtar për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.
Në një raport, i cili do t’i dorëzohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Schmidt tha se “perspektivat e ndarjes dhe konfliktit janë shumë reale”, nëse udhëheqësi serb boshnjak Milorad Dodik tërheq trupat etnike serbe nga ushtria boshnjake dhe krijon një forcë të veçantë serbe të Bosnjës.
Këto lëvizje dhe kërcënime të tjera, nëse kryhen, “në fund do të minojnë aftësinë e shtetit për të funksionuar dhe për të kryer përgjegjësitë e tij kushtetuese,” shkroi Schmidt.
Diplomati i lartë gjerman, tha se veprimet e Dodik “rrezikojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin e vendit por edhe rajonit, e nëse nuk ka reagim nga komuniteti ndërkombëtar.
Për të ulur tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë në fundjavë do të shkojë edhe i dërguari amerikan Gabriel Escobar.
Lufta në Bosnje nisi në 1992, kur serbët e Bosnjës me ndihmën e ushtrisë jugosllave u përpoqën të krijojnë territore teknikisht të pastra me qëllim bashkimin me Serbinë.
Më shumë se 100.000 njerëz u vranë dhe miliona mbetën të pastrehë gjatë luftimeve.
Lufta vuri kundër njëri-tjetrit boshnjakët, të cilët janë kryesisht myslimanë, serbë, të cilët janë ortodoksë dhe kroatët katolikë. Konflikti përfundoi me marrëveshjen e paqes të sponsorizuar nga SHBA në 1995 që krijoi dy njësi administrative të quajtura entitete brenda vendit.
Republika Srpska e dominuar nga serbët dhe Federata me shumicë boshnjako-kroate të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Dodik, i cili ka mbështetje të heshtur nga Rusia dhe aleatët në Serbi, kohët e fundit intensifikoi fushatën e tij, duke u zotuar se parlamenti i Republika Srpska do të krijonte e ushtrinë së vet, autoritetin tatimor dhe agjencinë së inteligjencës.
Ai tha se nëse Perëndimi përpiqet të ndërhyjë, do t’i thërriste për ndihmë “miqtë” serbë të Bosnjës, një referencë e dukshme për Serbinë dhe Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania