Konflikt pranë ‘Fan Nolit’, një person plagos me thikë 2 shoferë të furgonëve të shkollës

3 Nëntor 2021 | 14:43

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një konflikt të ndodhur pranë shkollës ‘Fan Noli’ mesditën e së mërkurës. Euronews Albania mëson se shkak është bërë bllokimi i rrugës nga dy furgonë që transportojnë nxënës.

Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar që qarkullonte me një automjet ka goditur me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç, drejtues mjeti të furgonit të shkollës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026