Dalja nga kriza energjetike, PD dhe PS debatojnë për planin buxhetor

3 Nëntor 2021 | 17:56

Në komisionin e Ekonomisë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj debatuan për planin për përballimin e krizës energjetike.

Deputetja Tabaku tha se buxheti 2022 e anashkalon këtë krizë dhe nuk jep argument për përballimin e saj. Ndërkohë, ministrja e Financave u përgjigj se buxheti do garantojë 8 miliardë lekë për situatën dhe do të mbulojë blerjen e energjisë në tregun e huaj.

Për deputeten Jorida Tabaku, Buxheti 2022 nuk jep zgjidhje për përballimin e krizës energjetike.

Në Komisionin e Ekonomisë, ajo i kërkoi ministres së Financave shpjegime për menaxhimin e emergjencës aktuale dhe pasojave që do të sjellë kjo krizë.

“Qeveria deklaroi që ka një krizë energjetike. Shqetësimi im është si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të shpenzimeve, të mbështetjes. Thatë që do të ketë një garanci, unë nuk e shikoj në asnjë zë të buxhetit”, tha Tabaku.   

Por, ministrja Delina Ibrahimaj tha se plani është hartuar tashmë dhe për sektorin janë dedikuar nga buxheti 8 miliardë lekë, ndërsa qeveria do të dalë garante edhe për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2022.

“Kërkesa është për 8 miliardë lekë dhe ne kemi parashikuar këtë shumë, në buxhet është e pasqyruar qartazi në tabelën fiskale. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla dhe ne kemi parashikuar në bazë ta aktit normativ për buxhetin dhe buxhetin për vitin 2022 që të gjithë importet dhe vlera e kërkuar për importe do të mbulohet  nga buxheti i shtetit”, tha ministrja.

Debate për shpenzimet buxhetore sollën edhe pagesat koncesionare, ku Partia Demokratike aludoi për një tarifë 4 euro që do të vendoset për kalimin e rrugës së Arbrit.

Kjo tarifë u mohua nga ministrja Ibrahimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026