Rama takim informal me Vuçiç, tryezës i bashkohet kryeministri i Malit të Zi
Kryeministri, Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron në takimet në kuadër të “Open Balkan”, ka mbërritur rreth orës 18:00 në Beograd.
Gjatë mbrëmjes së mërkurë, Rama dhe Vuçiç kanë darkuar bashkë me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nga Beogradi raporton se pjesëmarrës në këtë takim informal ka qenë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”.
Vuçiç ka publikuar një video ku duket bashkë me Ramën duke pritur kryeministrin e Malit të Zi.
Ky zhvillim le të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet nismës për bashkëpunimin rajonal, por pritet që vendimi zyrtar të merret nga qeveria e vendit fqinj.
Të enjten, agjenda e takimeve do të nisë rreth orës 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe RMV-së.
View this post on Instagram
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë