Ambasadorja Kim takim me Gledis Nanon: Do ju mbështesim me gjithçka
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA do të mbështesë Policinë e Shtetit me gjithçka të mundshme.
Ajo përmendi pajisjet, trajnimet dhe çdo ndihmë që do i volitej efektivëve.
Ambasadorja Kim theksoi se bashkë me Nanon ishin mbështetës të fortë të figurës së policëve dhe gjatë takimit kishin diskutuar se duhet rritur integriteti i tyre për të ruajtur besimin e publikut.
Kim e përfundoi fjalën e saj duke theksuar se SHBA vijon të sigurohet se ligji në Shqipëri të mbetet i paprekur nga çdo ndikim i jashtëm.
Ndërkohë kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano sqaroi se takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së.
“Siç dihet Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik dhe kanë mbështetjen kryesore të Policisë së Shtetit për trajnimet, konsistencën, logjistikën, konsulencën, kështu që e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe këtë mbështetje dhe I sigurova zonjës ambasadore se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin,” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet