‘Mali i Zi pret të futet në BE vitin tjetër’, Rama: Më informoi Krivokapiç

4 Nëntor 2021 | 13:03

Kryeministri Rama tha se në një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi është informuar se presin të futen në BE vitin tjetër.

Rama deklaroi se kjo është arsyeja që Krivokapiç nuk pranon të behet pjesë e Ballkanit të Hapur. Kryeministri tha se e mirëkupton vendimin dhe i uroi fat Malit të Zi. Ai i kishte komunikuar homologut të tij se nëse diçka e tillë ndodh të jetë avokat i ‘Open Balkan’ në BE.

“Nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusin në Bashkimin Europian jam i bindur që ai do e mbështesi Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi më mbrapa. Nëse ai nuk futet në Bashkimin Europian ne i kemi thënë bujrum, hajde, futu këtu tani se Bashkimin Europian nuk e detyrojmë ne se kur na fut brenda, ama ne i kemi borxh njerëzve që të krijojmë këtu hapësirën europiane,” – u shpreh Rama.

Ai tha se janë të hapur për përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit, ndërsa nismën Ballkani i Hapur e përshkroi si një shkollë për integrimin europian.

Sipas tij vendet anëtare do të jenë gati kur të vijë momenti i anëtarësimit sepse do të jenë mësuar dhe me kulturën e bashkëjetesës.

Deklaratën e tij Rama e mbylli duke thënë se Krivokapiç duhet të tregojë në samitin e dhjetorit si u fut kaq shpejtë në BE, ose nëse diçka e tillë nuk ndodh duhet të futet në Ballkanin e Hapur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026