Rama për Euronews Albania: Nuk do bind Kosovën të bëhet pjesë e Open Balkan, është vendim i qeverisë

4 Nëntor 2021 | 13:47

Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të bindur Kosovën që të bëhet pjesë e Open Balkan.

“Tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla, sidoqoftë të vogla, mes dy vendeve sidoqoftë të vogla dhe tjetër është një ndërveprim multilateral në një hapësirë shumë më të madhe,” – u shpreh ai.

Rama solli në vëmendje se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë speciale dhe do të bëjnë çmos për të ruajtur cilësinë e këtyre marrëdhënieve në aspektin e gjithë çështjeve që lidhen me ndërveprimin mes dy vendeve.

Kryeministri tha se nuk mund të imponojë asgjë sa i takon Open Balkan sepse vendimi është i autoriteteve të Kosovës dhe atyre që kanë marrë votat e popullit për të qeverisur. Rama nënvizoi se nuk është subjekt elektoral në Kosovë për të ndikuar në diçka të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026