Shoqata NAREA kërkon të zgjatet koha e konsultimeve për pr/ligjin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme

4 Nëntor 2021 | 14:45

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj të ri për “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”.

Drafti i është përcjellë të mërkurën (3 nëntor) palëve të interesit për konsultim, me kërkesën që sugjerimet të jepen brenda ditës së premte 5 nëntor.

Për Shoqatën e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA kjo është një kërkesë e paprecedentë, pasi koha në dispozicion i shuan mundësitë që drafti të korrigjohet me propozime të reja.

“Dje, pothuajse në përfundim të orarit zyrtar, jemi njoftuar nga Ministria e Drejtësisë për një takim përmbyllës konsultativ ditën e premte, datë 5 nëntor 2021, duke lënë kështu në dispozicion, për të konsultuar paraprakisht një Projektligj kaq të rëndësishëm për ne, vetëm 1 ditë pune. Duke marrë në konsideratë këtë, e bën të pamundur dhënien e një kontributi ndërtues nga komuniteti i biznesit të NAREA,” – thuhej në deklaratën e tyre.

Më tej Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, shkruan se përpjekja për të përshpejtuar konsultimet, është në dëm të hartimit të një ligji të gjithëpranuar.

“Si komunitet Sipërmarrësish dhe Punëdhënës, jemi thellësisht të shqetësuar për klimën, frymën dhe nxitimin në të cilën po tentohet të zhvillohet procesi konsultativ,” – shtuan gjithashtu.

Mbi këto argumente, NAREA i kërkon Ministrit së Drejtësisë, që të shtyjë afatin e konsultimit, duke mos nxituar të përmbyllë Projektligjin në fjalë, pa dakordësinë e të gjithë aktorëve të përfshirë në proces.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026