Basha: Paketat ekonomike të qeverisë kanë mbetur në letër. Pa shtim të testimeve, nuk dalim dot nga kjo situatë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu i cilësoi të papranueshme ndryshimet në kodin penal që parashikojnë burg për shkelje të karantinës duke theksuar se masat admnistrative ishin të mjaftueshme.
“Dua të them një pjesë e propozimet nuk kanë qenë të nevojshme. Në gjykimin tonë masat administrative kanë qenë të nevojshme. Në përjashtim të rastit kur një person i infektuar, shkel me vetëdije karantinën, duhet të ndëshkohet. Për raste të tjera masat janë të mjaftueshme masat administrative të marra deri më tani. A ka pasur debate në mbledhjen e djeshme me kryeministrin Rama? Nuk kam asnjë koment! Zhvillohet sipas rregullave që përcaktohen në ligj, por mund të më pyesni për qëndrimet e mia”, tha ai.
Basha këmbënguli edhe njëherë në faktin se duhet bërë testimi në masë i të gjithë efektivëve të policisë dhe të bluzave të bardha, si më të rrezikuarit.
“Në vlerësimin tonë, kontrolli i Policisë nuk po bëhet në masë dhe duhet të kthehet në prioritet. Kërkesës sonë për një përqasje të re, i janë bashkangjitur edhe zëra brenda maxhorancës. Duhet ndryshuar menjëherë strategjia. Nëse prekim vetëm majën e ajsbergut, do ta kemi të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan. Niveli i testimeve është më i ulët se vendeve fqinje. Jam i qartë që nëse lejojmë infektimin e mjekëve dhe infermiereve dobësojmë vijën mbrojtëse. Pushteti vendor ka qënë dhe mbetet jashtë lojë. Ne kërkojmë të normohet pushteti vendor për të gjurmuar dhe izoluar të gjitha rastet e infeksionit”, tha kreu i PD.
Sipas kryedemokratit, paketa e parë ekonomike ishte e pamjaftueshe, paketa e dytë përfshin vetëm 10 për qind të popullsisë dhe mbetet jotransparente.
“Duhet transparencë lidhur me paketat ekonomike, duhet bërë e ditur lista e personave që kanë përfituar për të shmangur kështu ankesat e qytetarëve, që nuk janë të pakta.
Për paketën e dytë nuk dihet asgjë. Qeveria të bëjë transparencë, paketat që mbeten në letër dhe nuk zbatohen as nuk hahen as nuk pihen”, – tha tha z. Basha.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)