Parlamenti portugez miraton projekt/ligjin për ligjërimin e eutanazisë

5 Nëntor 2021 | 21:23

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar projekt/ligjin e ri e rishikuar ku propozohet ligjërimi i eutanazisë për pacientët që vuajnë nga sëmundje terminale ose që janë të gjymtuar rëndë.

Megjithatë, duhet ende firma e presidentit portugez Marcelo Rebelo de Sousa për t’u kthyer në ligj, ndërsa ky i fundit njihet për qëndrimet e tij konservatore.

Nëse presidenti firmos këtë version të rishikuar të projekt/ligjit, Portugalia do të bëhet një nga vendet e pakta në votë që e lejon këtë procedurë.

Vetëm Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja kanë forma të ndryshme eutanazie që lejohet në vendin e tyre.

Parlamenti miratoi versionin e parë të projekt/ligjit në janar, por ka qenë Gjykata Kushtetuese që e ka rrëzuar me kërkesë nga presidenti.

Shumica e gjykatësve arritën në përfundim se fjalët e përzgjedhura ishin “të pasakta” në mënyrën sesi përkufizonin se kujt do i garantohej e drejta për t’i dhënë fund jetës.

“Gjymtim i rëndë” tani përcaktohet si “një formë definitive e aftësive të kufizuara, gjë që e bën një person të varur nga të tjerët ose nga teknologjia për të ndërmarrë hapa elementare të jetës së përditshme”

Në ligj kërkohet që “të ketë siguri të lartë, ose probabilitet që këto kushtëzime të vijojnë me kalimin e kohës pa mundësinë e një kurimi apo përmirësimi domethënës”.

Drafti ka marrë mbështetjen e shumicës së partive të qendrës së majtë në parlamentin portugez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026