Gjendet në zonën e Dajtit trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha

6 Nëntor 2021 | 12:24

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Gazetari Merin Maçi raporton se fillimisht biznesmenin e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupin e tij e kanë hedhur nga një shkëmb.

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle me qen në zonën e Dajtit dhe nga kërkimet fillimisht u gjet xhupi dhe më pas trupi i pajetë.

Trupi i viktimës është gjetur i mbuluar me zhavor dhe po transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Sakaq, dyshohet se autori i ngjarjes është Fredi Rrushi, i arrestuar disa ditë më parë, i cili ka qenë personi që ka kontaktuar i fundit me biznesmenin. Rrushi është shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Ruzhdi Hoxha rezultonte i zhdukur që prej 24 tetorit. Ishte djali i tij ai që referoi rastin në komisariatin numër 5 dhe më pas denoncimi kaloi në Policinë e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026