Sekuestrohen mbi 100 kg kanabis, arrestohet avokati dhe tre të tjerë
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar pranë doganës së Goricës në Korçë.
Bëhet fjalë për katër persona të arrestuar dhe një sasi kanabisit të sekuestruar prej 114 kg.
Mes të arrestuarve është Joni Mosku, 36 vjeç me profesion avokat.
Policia ka sekuestruar gjithashtu dy automjete dhe një armë sportive gjatë aksionit.
Avokati u kap ndërsa tentonte të kalonte nga dogana e Goricës drejt Maqedonisë së Veriut me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ndërsa në automjetin tip “Opel” kishte të fshehur 66 kg kanabis.
Mëhet se lënda narkotike kishte destinacin Greqinë dhe se personat e ndaluar po hetoheshin prej disa muajsh.
Gjithashtu gjatë aksionit u arrestua dhe Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në aksin Zvezvdë – Gorice në mjetin BMW X3. I arrestuari bënte të mundur qarkullimin e mjeteve të transportit të lëndës narkotike.
Dy të arrestuarit e tjerë janë Idriz Manej, 66 vjeç dhe Albion Çiko Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe mosbindje ndaj policisë.
Menaj në këtë grup kishte rolin e poseduesit të lëndës narkotike kurse Çiko, kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.
Këta persona kanë marrë me qira një magazinë në lagjen 1 ku janë gjetur edhe 48 kg të tjerë në një automjet tip “Opel Meriva” pa targa.
Sipas policisë bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe tre prej të arrestuarve janë persona me precedent penal.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi