Alarmi për sulmet kibernetike, eksperti Tomi Kallanxhi: 80 % e atyre që punojnë nga shtëpia mund të hakohen
Pandemia globale e COVID-19 ka detyruar shumë kompani që të ndryshojnë strategjinë për punë e tyre. Një pjesë e tyre kanë vijuar pa ndërprerje aktivitetin, ku punëtorët vijojnë të kryejnë obligimet e tyre duke punuar nga shtëpitë e tyre.
Kjo lloj veprimtarie duket se shoqërohet edhe me risqe të shtuara, pasi hakerat mund të tentojnë të peshkojnë adresa e-mail dhe të kenë akses më pas në të dhënat tejet sensitive të shumë kompanive nëmbarë botën. Euronews Albania për këtë çështje bisedoi me ekspertin IT-së, Tomi Kallanxhi. Ai tha se rreth 80 për qind e përdoruesve që përdorin një kompjuter personal janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike.
Eksperti theksoi se kompanitë, të cilat kanë të dhëna sensitive duhet të përdorin kompjutera personalë, ku sa herë të ndizet një kompjuter të sinjalizohet menjëherë IT-ja e ndërmarrjes për të gjurmuar sulmet e mundshme.
“Shumë pak. E them këtë gjë, sepse duke filluar që nga kompjuterat, licencat që blejmë për kompjuterat tanë janë komplet të piratura. Shumë pak blejnë software. Për kompanitë që kanë informacion sensitiv, këshillohet gjithmonë që të kenë kompjuterat të personalizuara që të jenë të kompanisë, të përdoren me VPN, që sa herë që ndizen i çojnë të dhënë IT-së së kompanisë të dhëna sa herë është hapur, sa minuta është përdorur një software. Kështu, përdorja e kompjuterit tonë personal nëpër shtëpi e bën shumë vulnerabël këtë situatë. Rreth 70 apo 80 për qind e përdoruesve janë në risk që punojnë nga shtëpia”,tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Siguria kibernetike, si të punoni të sigurt në internet nga shtëpia
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin