Drejtori i shkollës i ngacmonte mbesën, gjyshja: Kemi frikë të dalim nga shtëpia
Gjyshja e 14-vjeçares së ngacmuar seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë, thotë se kishte dy javë që e ngacmonte me mesazhe në telefon. Ajo thotë se vajza jeton në Pogradec bashkë me vëllanë ndërsa prindërit e tyre ndodhen në Greqi.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës. Kishte folur me mësuesin pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën”, tregon e moshuara.
Gjyshja e adoleshentes thotë se kanë shkuar në polici për të bërë denoncim ndërsa shton se tani kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi i duhen faktit se njerëz të afërm të drejtorit të shkollës mund të hakmerren pasi vëllai i adoleshentes ka goditur drejtorin pasi mësoi për ngacmimin.
“Ne nuk dalim dot përjashta. Kam frikë mos më godasin djalin që shkon në shkollë në Pogradec”, thotë ajo duke shtuar se ia lë në dorë drejtësisë se çfarë do të bëhet me drejtorin e shkollës.
Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor bëhet me dije se drejtori i shkollës nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij.
Pas denoncimit, 59-vjeçari me detyrë drejtor në shkollën e fshatit është arrestuar dhe pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohet drejtori i shkollës në Pogradec për ngacmim seksual
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec