Pandemia COVID-19 bashkon Ballkanin, ministri i Kosovës flet me homologët e vendeve fqinje

17 Prill 2020 | 08:52

Në kuadër të përshkallëzimit të situatës së coronavirusit, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka zhvilluar një bisedë telefonike me gjithë homologët e tij në vendet fqinje. Ministrat diskutuan për ndihmat e mundshme që mund t’i ofrojnë njëri-tjetrit në situatën e përbashkët të pandemisë.

Ministrja e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, Ministri i Malit të Zikenan Hrapović, ai i Serbisë, Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.

“Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Rrugët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira”

Të gjithë ranë dakord dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19. Në Ballkan, vendi më i prekur deri më tani është Serbia me 5318 raste, Maqedonia e veriut me 1081 raste, Shqipëria me 518 raste dhe Kosova me 449 raste. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026