Makron: E duan BE-në kur duan të eksportojnë produktet e tyre, s’e duan kur duhet të ndajnë barrën bashkërisht
Presidenti francez, Emanuel Makron, njoftoi të premten se BE po përballet me çastin e së vërtetës në lidhje me këtë pandemi, e cila po zbulon nevojën për më shumë solidaritet midis vendeve anëtare.
Makron u solidarizua me vendet jugore, si Spanja, Italia dhe Portugalia, duke thënë se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të caktohet një fond që të jetë borxh i përbashkët për të gjithë, me garanci të përbashkët.
Ky plan është kundërshtuar nga pesë vendet veriore, tashmë të ashtuquajtura “Pesëshja e kursimtarëve”, të cilët janë Gjermania, Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia.
Udhëheqësi francez tha se nuk jepet solidaritet mes vendeve anëtare, kjo mund të çojë drejt fundit të bllokut.
“Nëse nuk ia dalim sot, do të fitojnë populistët. Në mos sot, nesër, pasnesër. Në Itali, Spanjë, Francë e ndoshta tjetërkund”, tha ai.
“Është e qartë, sepse njerëzit do të pyesin se cili është ky rrugëtimi i madh që po ofron BE-ja, kur nuk të ndihmojnë as në krizë, as pas krizës. Kur nuk shfaqin solidaritet”, tha presidenti francez.
“Këta vende e duan BE-në kur duhet të eksportojnë mallrat që prodhojnë. Janë në favor të BE-së kur duan të përdorin fuqinë tënde punëtore për të prodhuar pjesë makinerish që nuk i bëjnë dot në vendet e tyre.
Por nuk e duan BE-në kur duhet të ndajnë një barrë bashkërisht”, tha Makron.
Komentet e Makronit erdhën pasi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i kërkoi falje Italisë për mungesën e solidaritetit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni