Zgjedhjet presidenciale në Nikaragua, të arrestuar kundërshtarët politikë

8 Nëntor 2021 | 12:55

Presidenti i krahut të majtë të Nikaraguas, Daniel Ortega, është i sigurt se do të fitojë një mandat të katërt, në zgjedhjet që demokracitë perëndimore i kanë cilësuar “të manipuluara”, zgjedhje të cilat nuk ofrojnë asnjë sfidë reale për liderin autokratik.

Kushdo që mund ta rrëzonte Ortegën është në burg. Ortega dhe partia e tij janë në pushtet që nga viti 2007. 

Së fundmi 75-vjeçari emëroi “bashkëpresidente” gruan e tij, Rosario Murillo.

Ndërkohë në Kosta Rika, qindra qytetarë të Nikaraguas që jetojnë në mërgim  protestuan kundër qeverisë së Ortegës, duke e quajtur votimin e së dielës një “cirk elektoral” dhe duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken muajin e kaluar i cilësoi false zgjedhjet  duke akuzuar Ortegën, dhe bashkëshorten e tij se kërkonin një “dinasti autoritare”. Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet e reja mund të ndërmerren ndaj qeverisë së shtetit në Amerikën Qendrore.

Ortega, kundërshton kritikat ndërkombëtare, duke thënë se Nikaragua duhet të luftojë imperialistët dhe se sanksionet nuk do ta mposhtin atë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026