Ç’profesion keni? Ky grafik ju tregon me kë do të martoheni

4 Korrik 2022 | 18:11

A ka të bëjë karriera që keni zgjedhur me personin me të cilin do të martoheni?

Mesa duket, kur vjen puna tek dashuria, fati nuk është i vetmi faktor që i bashkon njerëzit në një kurorë martesore – ndonjëherë janë pikërisht karrierat që në zgjedhim që e përcaktojnë këtë.

Adam Pearce dhe Dorothy Gambrell nga Bloomberg Business ishin kureshtarë të zbulonin një lidhje të mundshme midis dashurisë dhe profesionit.

Kështu, në bazë të të dhënave që ata morën nga Censusi i Byrosë Amerikane të Popullsisë – që përfshiu 3.5 milionë çifte të martuara në SHBA – ata ndërtuan një grafik, në bazë të zgjedhjes në dashuri që kanë bërë gra dhe burra të profesioneve të ndryshme.

Sigurisht, asgjë nuk mund të jetë kaq e sigurt, por ky grafik ju lejon të shihni çfarë profesioni ka probabilitetin më të lartë të ketë partneri juaj, në bazë të profesionit që keni zgjedhur ju vetë.

Grafiku që ata ndërtuan sjell disa të dhëna mjaft interesante.

Disa nga përfundimet dukeshin mjaft praktike, si për shembull fakti që martesat me probabilitet më të lartë janë ato mes mësuesve të shkollave fillore por të tjera janë bërë shkak për shumë pikëpyetje.

Për shembull, përse gratë balerina kanë një tërheqje kaq të lartë dhe specifike ndaj saldatorëve burra?

Apo një fakt edhe më interesant akoma: përse gratë me profesione që paguhen shumë (si doktore apo avokate) kanë tendencën të martohen me burra që kanë nivel ekonomik të njëjtë me to, ndërsa gratë me profesione në shkallë më të ulët ose mesatare, kanë gjithnjë tendencën të martohen me burra që paguhen më tepër – gjë që rrallë herë ndodh me burrat.

Me fjalë të tjera, CEO-t gra martohen me të tjerë CEO burra, ndërsa burrat CEO janë të gatshëm madje edhe preferojnë të martohen me sekretaret e tyre, edhe pse e anasjella nuk ndodh thuajse kurrë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026