Vështirësitë e peshkimit – mungojnë subvencionet, vendet e ankorimit dhe tregu për shitje
Industria e peshkimit është një sektor i vështirë dhe situata rëndohet me përkeqësimin e motit ku shpesh lundrimi pezullohet.
Për Rexhepin, që është peshkatar që 25 vjet, mungesa e një moli të sigurt për ankorimin e mjeteve mbetet problemi kryesor për të mos folur për situatën ekonomike dhe ndihmën jo ekzistuese nga shteti.
“Periudha e dimrit është e vështirë për sektorin e peshkimit, sidomos për ne që kemi këto mjete. Nuk na mbulon shteti me mbrojtje, pate një avari nuk 90 për qind nuk janë të gatshëm, të dalin të patrullojnë kush varkë është në rrezik. Kemi dëme materiale, mund të rrezikohen dhe mjetet se i lemë në det. Për mjetet kemi një mol këtu por nuk është bërë 100%. Të paktën shteti të subvencionojë te moli, pasi sa herë është kohë e keqe ne rrimë në ruajtje të mjetit, pasi këputen litarët, janë mbytur mjete këtu. Këto ditë që s’punojmë s’na jep njeri gjë, unë jam me licencë me të gjitha dokumentet por nuk njihet asnjë lloj humbje. Ne s’na subvencionojnë as karburantin as naftën po marr më të thjeshtën”, thotë ai.
Çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri në 5 të mbrëmjes Rexhepi është në det, ku ndonjëherë është përballur edhe me stuhi e ciklone.
“Më ka zënë para tre – katër vitesh , rrezikova mjetin se ishte kohe behari, vetë mund të dilja me not. Nuk na lajmëroi njeri, urdhri nga kapitaneria duhet të dilte, edhe në internet koha dilte në rregull kur u afrova në Karaburun në Shën Vasil, ngriti ciklon, ishte qershor. U rrezikuan shumë mjete, madje tre katër mjete dolën në tokë në zhavorr ishte mjegull. Mua më zuri në mes të detit, fat që shpëtova. Bëra manovrat e mija por thjesht më ndihmoi fati”, thotë Rexhepi.
Peshkatarët vuajnë se nuk kanë as subvencionim materialesh, as subvencionim karburanti, por as një pikë për të shitur.
“Ne këtu e kemi zgjidhur por në Triport s’ka pikë shitje. Është problem si shitja, si tregu, si materialet. Një metër rrjetë kushton 1 euro e gjysmë, unë hedh, kilometra ka kosto. S’na njihet asgjë. Të kesh një problem apo të zërë një stuhi në det duhet ti thuash një shoku se policisë nuk ta mban ti thuash se nuk vjen njeri. Sa herë është kohë e mirë dalim kur është kohë e keqe rrimë bëjmë pushim jemi të detyruar.. Ka raste që nuk nxjerrim dot as karburantin, me këtë çmim që vajti është shumë shtrenjtë këto janë pasojat, peshku në këtë periudhë ulet shumë çmimi”, tha Rexhepi.
Urdhri i fundit i kapitanerisë së Vlorës pezulloi lundrimin e mjeteve të vogla për shkak të përkeqësimit të motit. Ndërsa nga një anë kjo mbron jetën e peshkatarëve, në anën tjetër dëmi ekonomik mbetet i lartë për këtë sektor i cili nuk mbështetet siç duhet nga shteti.
Sherif Dyrmishi, kreu i shoqatës së peshkimit në Vlorë thotë se peshkimi artizanal nuk ka as vend ku të strehohet në rastet e kohës së keqe dhe se portet nuk të sigurt.
“Duhet një mënyre ligjore e tillë që këta njerëz që kanë lidhur jetën me peshkimin të jenë të parë edhe në këto pika. Shpeshherë rritet masa e kohës së keqe mbase për hir të kujdesit për njerëzit. Duhen përcaktuar zonat dhe risku që t’ju vij në ndihmë peshkatarëve”, tha Dyrmishi.
65 mjete për peshkim fundor, 60 për peshkim selektiv, 220 mjete të vogla përdorim familjar, 30 mjete turizmi të vogla për dy ditët në vazhdim nuk do të mund të lundrojnë për shkak të motit të keq, ndërsa mungesa e ndihmës për peshkatarët nga ana e shtetit shpesh i detyron ata të mos respektojnë urdhrin dhe të dalin për peshkim për të siguruar jetesën.
LEXONI GJITHASHTU:
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet