Ulsi Manja thirrje qytetarëve për të denoncuar abuzimet e punonjësve të shtetit
Në një konferencë për mediat, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë punonjësit e shtetit për rastet e abuzimeve dhe shkeljeve të ligjit.
“Fjalët e thëna, ankesat, qarjet dhe sharjet pasi ke paguar ryshfetin janë legjitime nga pikëpamja humane por nuk janë të denja nga pikëpamja qytetare, demokratike”, u shpreh ministri i drejtësisë.
Ministri Manja mori si shembull rastin e një inspektori të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Fier, i cili ka ushtruar presion ndaj një qytetari, mirëpo ky i fundi ka lajmëruar njësinë anti-korrupsion.
“Uroj që Prokuroria të vihet në lëvizje, për t’i provuar qytetarit që zëri i tij dëgjohet”, u shpreh Ulsi Manja, ku shtoi se nën kallëzim do të vendosen edhe drejtuesit e institucioneve, punonjësit e të cilëve shkelin ligjin.
Ministri Manja u bleri thirrje qytetarëve që të mos nënshtrohen ndaj paligjshmërive të punonjësve të sektorit publik dhe të denoncojnë rastet duke pasur besim te drejtësia.
“U bëj thirrje qytetarëve që ankohen për mjekët, hipotekën, legalizimet, pyjet, mjedisin, faturat, policinë dhe çdo lloj inspektori në territor”, tha ministri.
Ulsi Manja tha se qytetarët mund të denoncojnë në portalin Shqipëriaqëduam.al dhe se identiteti i secilit do të mbetet anonim.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet