Bullizmi në shkolla, psikologët: Teknologjia shkaku kryesor, prindërit të kenë kujdes
Pandemia ka shtuar edhe rastet e bullizmit në shkolla. Psikologët shprehen se koha e kaluar në rrjetet sociale është një ndër faktorët kryesorë.
“Kujdes me teknologjinë grupet sociale ku hyjnë fëmijët, me personat me të cilët flasin, me bashkëmoshatarët që qëndrojnë. Forma e të bërit presion përmes teknologjisë është më e shprehur tek grup moshat 11-12 vjeç”, shprehet Marta Bej, psikologe.
Mësuesit janë ata që në të shumtën e rasteve vënë re se kur një fëmijë po bullizohet. Por një rol kryesor luajnë dhe prindërit, të cilët janë një faktor ky në përmasimin e gjendjes së fëmijës.
“Një mësues është personi kryesor që shikon nëse një fëmijë ka pësuar apo jo ndryshime në sjelle apo është mbyllur në vetvete. Ka raste që prindërit kanë një stil jete të ngarkuar dhe nuk e ndjekin dot jetën sociale të fëmijës jo vetëm në shkollë por dhe jashtë”, thekson psikologia.
Prindërit tregojnë për Euronews Albania se rastet kur fëmiëjt e tyre janë bullizuar.
“Më ka rastisur, e kanë tallur për shkak të shëndetit, kanë hedhur ndonjë fjalë. Falë Zotit ky është një djalë që flet me mua dhe më ka treguar. E kemi zgjidhur dhe mësuesja kujdestare është treguar shumë e mirë”, tregon një prind.
“Më kanë rrahur vajzën në shkollë, e kanë kërcënuar dy vajza të tjera”, shprehet një tjetër prind.
Një viktimë e bullizmit ka gjasa që të ketë probleme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni, ndaj dhe fëmijët kanë një thirrje për miqtë e tyre.
Vetë fëmijët kanë një apel për këtë fenomen. “Unë i them që mos u tallni se është gabim”, shprehet një nxënëse.
“Është gabim të shajmë njëri-tjetrin. Ne duhet t’i mbështesim shokët në çdo rast”, shprehet një tjetër nxënës.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet