Yuri Kim: Do të shpallim politikanë të tjerë ‘non grata’

10 Nëntor 2021 | 19:06

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim thotë se do të ketë politikanë të tjerë nga Shqipëria që do të shpallen ‘non grata’.

“Kemi një numër mjetesh në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara – shpalljet nga Departamenti i Shtetit, shpalljet nga Departamenti i Thesarit, si dhe të tjera. Ndaj, të shohim. Është proces shumë i mbyllur, pra shumë konfidencial dhe nuk kam ndonjë informacion që mund ta ndaj me ju këtë moment”, ka deklaruar znj. Kim

E pyetur se cilat do të jenë marrëdhëniet me Berishën nëse zgjidhet kryetar i PD, ambasadorja tha gjatë një interviste televizive se, Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen me askënd që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit.

“Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka të bëjë me individët,” u shpreh ambasadorja, ndërsa shtoi se “Uashingtoni zyrtar njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Ambasadorja e SHBA u shpreh se problemi kryesor në Shqipëri është korrupsioni dhe ndaj “nuk është aksident që në të gjitha raportet tona që nxjerr Departamenti i Shtetit, ne e identifikojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar si shqetësime serioze”.

Znj. Kim tha se SHBA është e kënaqur me punën e deritanishme të SPAK duke thënë se ka konfiskuar mbi 80 milionë euro asete në dy vite ndërkohë në 2011-2019 u konfiskuan vetëm 20 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026