Coronavirus, Itali: Më pak raste të reja, por rritet sërish numri i viktimave

17 Prill 2020 | 16:46

Gjatë ditës së sotme Italia ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja që prej datës 6 mars, me 675 raste të reja të konfirmuara.

Nga ana tjetër, numri i viktimave është rritur pasi janë shënuar 575 viktima përgjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 22.745.

Departamenti i Mbrojtjes Civile pohoi se situata është ende serioze, por falë masave të marra dhe sjelljes së qytetarëve është bërë i mundur shpëtimi i mijëra jetëve”, por shtuan se “shifrat janë ende të larta dhe serioze”.

“Ka disa tregues pozitivë, por jemi ende në krizë. Nuk na shërbejnë polemikat, por bashkëpunimi”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

 

Lexoni gjithashtu: 

KE i kërkon falje Italisë për mungesën e solidaritetit

Italia shtyn masat kufizuese, izolimi deri më 3 maj, disa biznese nisin aktivitetin më 13 prill

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026