Gazmend Bardhi: Nuk është dorëzuar asnjë firmë sipas protokollit

11 Nëntor 2021 | 14:57

Një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se Sali Berisha synon ta bëjë PD-në “bunker”.

Për dorëzimin e 4200 firmave nga Sali Berisha në PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ai tha se asnjë prej firmave nuk është sipas protokollit.

“Statuti një interpretim ka. Kuvendi Kombëtar nuk bën verifikim firmash”, u shpreh z. Bardhi.

Z. Bardhi tha se i respekton sakrificat që ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij kanë bërë për PD-në, mirëpo sipas tij, “hallet personale” duhet t’i mbajnë jashtë partisë, duke iu referuar shpalljes non-grata nga SHBA të Sali Berishës.

Pasditen e djeshme lideri historik i PD-së dorëzoi 4200 firma të delegatëve të Këshillit Kombëtar të PD-së në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Mirëpo kryetari i PD-së Basha dhe sekretari Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi pretendojnë se dorëzimi i firmave nuk është bërë sipas statutit të partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026