Rusia regjistron përsëri mbi 1,200 vdekje nga COVID-19

12 Nëntor 2021 | 11:40

Në Rusi për janë regjistruar të premten mbi 1,200 vdekje nga COVID-19, për të katërtën ditë me radhë.

Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 1,295 vdekje nga coronavirusi dhe 40,123 raste të reja të të infektuarve.

Spitalet janë mbingarkuar me pacientë, ndërsa urdhrat e qëndrimit në shtëpi janë lëshuar për të moshuarit.

Zyrtarët thonë se shkalla e lartë e infeksionit është pasojë e hezitimit të rusëve për t’u vaksinuar.

Edhe pse Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, vetëm rreth një e treta e popullsisë së saj është e vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi që nga shpërthimi i pandemisë është afër 9 milionë, ndërsa i viktimave është mbi 252,000.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026