Mori ryshfet për të manipuluar aksidentin me disa të plagosur, arrestohet polici

12 Nëntor 2021 | 18:33

Një punonjës i policisë së Elbasanit është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë n/komisar Kujtim Ozuni, 52 vjeç, me detyrë specialist dhe oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në policinë e Elbasanit.

“Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘shpërdorim i detyrës’ dhe ‘korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026