Çifti gjerman viziton Vlorën në nëntor, papastërtia u tërheq vëmendjen
Sezoni veror ka përfunduar, por temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm në vendin tonë, vazhdon të tërheqë turisë nga e gjithë bota.
Chris dhe Uver nga Gjermania kanë udhëtuar me kamperin e tyre, në Greqi, Maltë, Mal të Zi, për të shijuar rrezet e diellit në bregdetin e Vlorës.
“Vijmë nga Gjermania, do të rrimë 1 javë. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. E gjetëm në hartë, kërkuam një vend ku kishte diell dhe gjetëm Vlorën ku dielli shkëlqen. Ky vend është shumë i bukur. Shqipëria është vend interesant, ka njerëz të mirë. Kemi vizituar Lagunën, Kaninën që është shumë e bukur, shëtitoren”, tha Uver.
Megjithatë, papastërtia e plazhit, i ka rënë në sy turistëve nga gjermania.
“Ka shumë gjera për tu bëre, shishet plastike në plazh, nuk ka pastërti dhe kjo duhet të përmirësohet”, u shpreh Uver.
Edhe për Chris-in natyra është shumë e bukur, por mbeturinat përbëjnë problem.
“Plazhet janë shumë të bukur, por ka shumë mbetje plastike dhe kjo nuk është gjë e mirë. Natyra është e mrekullueshme, rëra, deti, malet, janë mrekulli dhe mendoj që në të ardhmen ky qytet do të jetë flori. Shëtitoret, hotelet e shumtë kanë potencial të jashtëzakonshëm”, u shpreh Chris.
Klima që të ofron vendi ynë, është një ndër faktorët kryesorë që shumë të huaj zgjedhin të bëj turizëm në çdo kohë të vitit. Por pastërtia e plazheve mbetet ende sfidë për pushtetin vendor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh