Kryeministri polak sugjeron t’i kërkohen NATO-s bisedime për krizën e emigrantëve

15 Nëntor 2021 | 08:02

Polonia, Lituania dhe Letonia po konsiderojnë t’i kërkojnë NATO-s që të mbajë bisedime urgjente në mes të një krize migracioni në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, tha kryeministri polak.

Duke folur për mediat shtetërore polake, kryeministri Mateusz Morawiecki tha se së bashku me homologët e tij nga dy shtetet baltike, po diskutonin nëse do t’i kërkonin aleancës të zhvillonte bisedime sipas nenit 4 të traktatit ku çdo aleat mund të kërkojë konsultime nëse ndjen se integriteti i tij territorial, pavarësia politike ose siguria kërcënohet.

“Duket se nevojitet gjithnjë e më shumë. Sepse nuk mjafton vetëm të shprehim publikisht shqetësimin tonë, tani nevojiten hapa konkretë dhe angazhim i të gjithë aleancës,” – deklaroi Morawiecki.

Tensionet në kufi dukej se u përshkallëzuan javën e kaluar, me autoritetet polake që postuan video të grupeve të mëdha të emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, duke u përpjekur të kalonin në BE.

Bashkimi Europian thotë se Bjellorusia ka zhvilluar një “luftë hibride” duke lehtësuar aksesin e emigrantëve për muaj të tërë në kufirin e jashtëm të bllokut si hakmarrje për sanksionet ndaj regjimit.

Vendet në kufi janë kundërpërgjigjur duke përforcuar kufijtë e tyre, me shpresën se do të mund të bllokojnë rrugën e sapohapur të migracionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026