Zv. Kryeministri Braçe: Fatura e COVID-19 të ndahet me fitimin e të pasurve
Ku i çuan paratë të pasurit tanë? Secili pjesën e tij në faturë, kriza jo veç mbi punëtorët e qeverinë! Edhe mbi fitimet! Bizneset i ndajnë sipas xhiros së aktivitetit apo ndërmarrjeve të tyre në këtë vend; deri në 2 mln lekë, në 14 mln lekë, mbi këtë nivel, ka dhe VIP-a më pas; pronarët e tyre, veçanërisht kategorinë VIP, i asociojnë ose me panairin e makinave të luksit në Tiranë, ose me panairin e vilave në Lalez, Qerret, Palasë!
Unë nuk e di se kujt sipërmarrësi, fëmijë të tij, i përket ku luks rrugës, – më duket se mungon një McClaren në listë, – por e di fare mirë që ky luks nuk përfaqëson mijëra sipërmarrës edhe të pasur që çdo gjë e kanë me punë, djersë, sakrifica, garë e konkurrencë, ligjërisht, krejtësisht modest, që nuk ia lejojnë vetes, familjes, këtë luks banal, edhe pse me xhiro mbi 14 milionë lekë!
Fasha e biznesit VIP ka çelur dy panaire të rinj në Tiranë, të lidhur me njëri-tjetrin; njëri, ai i kërkesave për para drejtuar qeverisë, deri tek kërkesa e pamend që qeveria të presë para, tjetri, ai i punëtorëve të papunë të dorëhequr me zor e përzënë me dhunë, shtyrë drejt qeverisë.
Në fakt një pyetje më vjen në mend prej ditësh, ku i çuan paratë të pasurit tanë, aq sa për 5 javë, veç për 5 javë i kërkojnë para qeverisë?! Shikoni, unë mendoj se kjo krizë përballohet me punëtore, sipërmarrës, qeveri-bashkë, duke marrë secili pjesën e tij të përgjegjësisë e faturës. Gjithkush duhet të kuptojë se fatura vetëm mbi qeverinë, sidomos në skemën – 0 taksa dhe para për ne, biznesin, është faturë mbi të gjitha, të varfrit e të mesmit më shumë.
Ndaj, ndërmarrje që përfituan nga favori fiskal i reduktimit të tatimit mbi të ardhurat nga dividenti (janë 4100 ndërmarrje të mëdha të listuar), ndërmarrje që nuk respektojnë Kodin e Punës, ndërmarrje që nuk kanë gjendje të madhe likuiditeti, ndërmarrjet që në dy vitet e fundit kanë raportuar normë të lartë fitimi e që në dy vitet e fundit kanë transferuar fitimin e tyre jashtë, ndërmarrje që deklarojnë tani aktivet të ndryshëm nga ai i regjistruar në QKR për qëllime evazioni, ndërmarrje që deklarojnë në zyrat e pagesës së papunësisë më shumë se 50% të punonjësve të tyre, nuk duhet t’i bëhen barrë buxhetit të shtetit.
Opinionet e shprehur në rubrikën këndvështrime i përkasin vetëm autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamje të Euronews Albania.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West