Emigrantët tentojnë të kalojnë kufirin Bjellorusi-Poloni, BE sanksione të reja Minskut

15 Nëntor 2021 | 18:55

Disa qindra emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të mbledhur në Bjellorusi u përpoqën të hënën të kalonin kufirin dhe të hynin në Poloni.

Pasi kaluan përmes gardhit me tela me gjemba pranë pikës kufitare Kuznica-Brungi, emigrantët u detyruan të qëndronin përpara trupave polake që ruajnë kufirin.

Situata mbeti e tensionuar për disa orë dhe në përfundim të saj, krerët e ushtrisë polake deklaruan se pas shtimit të trupave gjendja ishte kthyer nën kontroll.

Pamjet filmike, të shpërndara nga garda bjelloruse, treguan se pranë kufirit u mblodhën grupe të ndryshme emigrantësh, të cilët në total ishin rreth 400 vetë.

Po të hënën, Bashkimi Evropian ra dakord për të intensifikuar sanksionet ndaj Bjellorusisë, e cila i denoncon si “absurde” akuzat e Perëndimit se po nxit krizën e emigrantëve.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë samitit të ministrave të Jashtëm të Unionit përjashtoi mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake për të zgjidhur krizën migratore.

“Nuk do të ketë asnjë aksion ushtarak”, deklaroi Borrell.

Përmes sanksioneve, ministrat e Jashtëm të BE-së duan të shtojnë presionin ndaj Bjellorusisë, që të tërhiqet nga të ashtuquajturat “sulme hibride” ndaj Perëndimit.

“Ky sistem çnjerëzor që përdor refugjatët si vegël për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian është përkeqësuar”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë samitit.

Autoritetet në Minsk deklaruan ditën e hënë se janë gati t’i kthejnë emigrantët në vendin e tyre, por ata nuk duan.

Emigrantët, kryesisht nga Iraku dhe Afganistani, filluan të shfaqeshin në kufijtë bjellorusë me BE-në në fillim të vitit, në përpjekje për të hyrë në Union përmes vendeve anëtare si Lituania, Letonisë dhe Polonisë, duke zgjedhur akse që nuk ishin përdorur më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa

Irani thotë se do të kërkojë të vendosë tarifa shërbimi për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të sigurimit të sigurisë së anijeve,...
18:14 | 04/06/2026

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026