I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës së Beringut.
Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari special i presidentit rus, Kirill Dmitriev, i cili deklaroi se marrëveshja do të firmoset të premten.
“Nesër do të nënshkruajmë një marrëveshje për vazhdimin e projektimit të tunelit. Tuneli do të ndërtohet”, tha Dmitriev, sipas televizionit shtetëror rus Zvezda.
Projekti parashikon ndërtimin e një tuneli që do të kalojë nën Ngushticën e Beringut, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Nëse realizohet, ai do të jetë një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në botë, pasi do të lidhë dy kontinente përmes një korridori tokësor nën det.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi afatet, koston apo specifikat teknike të projektit.
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë