Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

4 Qershor 2026 | 17:49

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë.

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në një total prej 250 100 njësish aktive në fund të vitit 2025.

Zgjerimi ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të fermerëve aktivë, të cilët arritën në 112.200 me shtim 6%, si dhe të ndërmarrjeve ekonomike aktive që u rritën me 4%, duke prekur shifrën 137 900.

Gjatë këtij viti u regjistruan 18.300 ndërmarrje të reja, duke shënuar ecuri më të lartë se viti 2024 ku ishin regjistruar 16 000 të tilla. Po ashtu, edhe regjistri i njësive lokale u zgjerua me 4%, duke numëruar 146.500 njësi aktive.

Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve aktive në vend, saktësisht 86% e tyre, operojnë në grupin e prodhuesve të shërbimeve si tregtia, transporti, akomodimi apo informacioni, duke realizuar edhe pjesën më të madhe të shitjeve neto me 68%.

Nga ana tjetër, grupi i prodhuesve të të mirave, ku përfshihen bujqësia, industria dhe ndërtimi, përbën 14% të ndërmarrjeve dhe gjeneron 32% të shitjeve neto. Sa i përket profilit të pronësisë dhe menaxhimit, ndërmarrjet me pronarë të huaj ose bashkëpronarë zënë 5% të totalit dhe sigurojnë punësim për 13% të të punësuarve gjithsej në vend.

Një zhvillim pozitiv vihet re edhe në përfaqësimin gjinor, ku gratë menaxhojnë ose zotërojnë 32% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, një rritje e lehtë kjo krahasuar me 31% që ishte në vitin 2024.

Pjesëmarrja më e lartë e grave në vendimmarrje është regjistruar në aktivitetet e shërbimeve të tjera me 41% dhe në tregti me 34%, ku kryesisht bëhet fjalë për biznese të vogla me 1 deri në 4 të punësuar.

Ndërkohë, sa i përket ndikimit ekonomik sipas madhësisë së bizneseve, ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar, ndonëse përfaqësojnë vetëm 2% të numrit total të ndërmarrjeve në Shqipëri, kanë një peshë kritike në ekonomi pasi punësojnë pothuajse gjysmën e fuqisë punëtore me 49% dhe realizojnë 45% të të gjithë volumit vjetor të shitjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026