Rifat Latifi emërohet ministër i Shëndetësisë në Kosovë

16 Nëntor 2021 | 14:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar të martën Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë.

Rifat Latifi ka ushtruar profesionin e mjekut në Shtetet e Bashkuara dhe tash do të udhëheq me sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Latifi në një konferencë me kryeministrin e Kosovës tha se do të angazhohen që të ngriten standardet mjekësore, edukimi, trajnimi dhe specializimi për punëtorët shëndetësorë.

“Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet. Kur të ofrojmë shërbimet e ndryshme dhe ngritje profesionale të rinjve, mjekëve, infermierëve do ta ndërpresim largimin e trurit shkencor dhe mjekësor në vendet e rajonit e më gjerë”, tha Latifi.

I pyetur se si do t’i përgjigjet ndonjë vale të mundshme me koronavirus, ministri Latifi tha se sapo ka ardhur nga SHBA-ja dhe pret të takohet me ish-ministren e Shëndetësisë për të marrë më shumë informacione.

“Por, virusi është aktual do të jetë aktual dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, tha Latifi.

Latifi ka përfunduar studimet në Universitetin të Prishtinës, ndërkaq specializimet për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji dhe reanimacion i ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kirurgu, Rifat Latifi, vjen në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitis, në tetor të këtij viti. Deri tani, ministria ishte udhëhequr nga Dafina Gexha-Bunjaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026