Po infektohen punonjës të institucioneve, kryebashkiakja e Shkodrës thirrje qeverisë: Testim urgjent personave në terren
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka drejtuar sërish një thirrje qeverisë që të nisë me urgjencë testimin e personave, të cilëve për shkak të punës, iu duhet të jenë në terren, që nga policët e deri tek punonjëst e shëndetësisë dhe ata të ushtrisë.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, znj. Ademi e bën këtë kërkesë teksa thekson faktin se në Shkodër, COVID-19 vijon të përhapet tek punonjësit e institucioneve.
“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër.
Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër.
Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:
Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet: Policinë e Shkodrës; forcat e ushtrisë; personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.
Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.
Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fizik e social.
#qendronineshtepi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”, shkruan znj. Ademi.
Mund të lexoni gjithashtu:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)