Dyshime për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth, anuloi pjesëmarrjen në disa aktivitete
Shtohen dyshimet për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth. Ajo nuk mori pjesë në një aktivitet ditën e diel, për të cilin kishte sinjalizuar se do të ishte e pranishme.
Mbretëresha Elizabeth nuk mund të merrte pjesë në shërbimin e se dielës, pas problemeve me shpinën, duke lënë shumë njerëz të spekulonin për shëndetin e saj.
Ky aktivitet është një ndër angazhimet ku mbretëresha nuk ka shkuar që prej tetorit, kur u njoftua për herë të parë se do të pushonte.
Situata aktuale e mbretëreshës po shton gjithnjë e më shume frikën për shëndetin e monarkes 95 vjeçe e cila ne muajin prill humbi bashkëshortin e saj, princin Filip. Gjatë kësaj periudhe, mbretëresha ka qenë e tërhequr, duke anuluar dhe një udhëtim në Irlandën e Veriut dhe në konferencën për klimën në Glasgou.
“Ajo u pa të mbante shkop disa herë, fillimisht në një event në Westminster Abbey. Pra, padyshim në Jubileun Platinum qershorin e ardhshëm, theksi do të jetë në ekuilibrin shumë të kujdesshëm të ngjarjeve që ajo do të jetë në gjendje të bëjë, por dhe në atë që po bën tani, tha Riçard Fitzwilliams, një analist i çështjeve mbretërore.
Buckingham Palace njoftoi se mbretëresha u lëndua dhe se anuloi pjesëmarrjen në aktivitetet, 2 orë para se të niste, ndërsa të dielën kishte sinjalizuar se do të ishte atje. Lëndimi i saj nuk lidhej me udhëzimet e mëparshme mjekësore që ajo të pushonte për të paktën dy javë, thanë zyrtarët.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.