Artistët më të njohur botërorë bashkohen kundër COVID-19 me “One World”
Lady Gaga, Taylor Swift, Paul McCartney, The Rolling Stones, Beyonce dhe Oprah Winfrey organizuan një emicion të posaçëm në nder të personave që po luftojnë pandeminë e COVID-19 në të gjithë botën.
Shfaqja televizive kishte histori personale, komedi dhe muzikë me artistët më të njohur nga SHBA-të dhe nga vende të tjera të botës.
Kontributet, të gjitha të filmuara nëpër shtëpi, erdhën nga Elton John, Jennifer Lopez, Stevie Wonder, David Beckham, Michelle Obama, Laura Bush, Andrea Bocelli, Celine Dion, Billie Eilish, Bill Gates etj.
Ky emision, i drejtur nga OBSH dhe Global Citizen, një organizatë jo-fitimprurëse, tregoi historitë e mësuesve, mjekëve, punonjësve në dyqanet ushqimore, postierët dhe të tjerë punëtorë të domosdoshëm që ndihmuan popullsinë të vazhdojë jetesën në këto ditë krize që ka krijuar coronavirusi.
Coronavirusi COVID-19 u përhap fillimisht në Kinë, në dhjetor të vitit 2019. Përhapjva vazhdoi me ngadalë në të gjithë botën duke u kthyer në pandemi.
Sot, më 19 prill 2020, gati gjysma e popullsisë në planet është duke duke ndjekur masa kufizuese dhe distancim social, teksa të infektuarit në të gjithë botën janë 2.3 milionë, dhe të vdekurit më shumë se 130 mijë.
SHBA-të janë vendi më i prekur, me 700 mijë të infektuar dhe 39 mijë të vdekur, të ndjekur nga Italia, Spanja, Franca dhe Britania, me respektivisht nga 23.227, 20.453, 19.323 dhe 15.464 të vdekur.
Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut është qendra e epidemisë, me 13.157 të dekur si qytet, ndërsa në të gjithë shtetin e Nju Jorkut janë më shumë se 17 mijë.
Pavarësisht shifrave, shumica e shteteve e kanë kaluar kulmin e infeksioneve dhe kanë parë një ulje të numrit të të vdekurve në ditë, si dhe të numrit të personave që mbahen të shtruar për COVID-19. Shumë prej tyre kanë nisur të lehtësojnë masat kufizuese, të cilat kanë shkaktuar një krizë ekonomike tepër të rëndë në të gjithë botën.
OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin