Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen se ushtronin aktivitet financiar pa licencën përkatëse.
Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara kanë zbuluar se në gjashtë subjekte tregtare, administratorët dhe punonjësit kryenin aktivitet këmbimi valutor pa autorizimin e organeve kompetente dhe pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
Hetimi proaktiv, që zgjati rreth gjashtë muaj dhe u shtri në pesë bashki të qarkut Berat, dokumentoi aktivitetin e paligjshëm të shtetasve me inicialet S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V., Z.M., E.T. dhe K.P.
Sipas Prokurorisë, të hetuarit administronin biznese të regjistruara si agjentë për transfertat e parave në emër dhe për llogari të institucioneve financiare jobankare, duke ofruar shërbime si UnionNet dhe Western Union në Berat dhe Kuçovë. Megjithatë, subjektet nuk figuronin në listën e zyrave të licencuara për këmbim valutor dhe ushtronin këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme.
Për të dokumentuar veprimtarinë, Prokuroria autorizoi kryerjen e veprimeve stimuluese dhe regjistrimeve të fshehta fotografike e filmike. Gjatë hetimit u realizuan 28 transaksione testuese të këmbimit valutor, të cilat, sipas organit të akuzës, provuan se aktiviteti kryhej pa licencën e kërkuar.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria kërkoi ndaj 11 të dyshuarve masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 88 milionë lekë, 118 mijë euro, 7,390 dollarë amerikanë dhe 665 paund britanikë.
Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë