Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, është identifikuar si autori kryesor i dyshuar Emiljan Suti, i njohur edhe me identitetin Artur Suti, 40 vjeç, banues në Laç.
40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Nga verifikimet e kryera rezulton se Suti ka precedentë të theksuar penalë. Ai është dënuar më parë me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje, si dhe rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e tij janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, në mbështetje të strukturave vendore të policisë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në vrasje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon veprimet e mëtejshme hetimore.
Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor