Rama paralajmëron bizneset që njoftojnë hapjen për nesër: Jeni në kundërshtim me ligjin, javën tjetër lista e radhës
Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar disa biznese joushqimore që kanë lajmëruar hapjen për nesër, se kjo që po bëjnë është e jashtëligjshme.
Kreu i qeverisë sqaron edhe një herë se vetëm ato biznese që janë të publikuara në listën e e-Albania do të lejohet të hapen nesër. Ndërkohë, kryeministri lajmëron për një valë të dytë biznesesh që do të hapen, lista e të cilave do të publikohet javën tjetër.
“Kujdes!
Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.
Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-Albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
Ju lutem verifikoni në faqen e e-Albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër.
Duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane