Asnjë rast me COVID-19 në Mitrovicë, qytetarët të ndarë nëse meritat i takojnë Kosovës apo Serbisë, por zbatojnë në maksimum masat

19 Prill 2020 | 19:29

Edhe pse qyteti i Mitrovicës i ka respektuar mjaft mirë masat e qeverisë për kufizimin e lëvizjes për të parandaluar përhapjen e COVID-19, qytetarët e saj janë të ndarë sa i përket meritës për marrjen e masave. Pjesa veriore e qytetit ja atribuon meritat qeverisë serbe.

Bashkim Muja, qytetar nga Mitrovica, tha se është ngritur vetëdija te qytetarët dhe këtë e dëshmojnë rezultatet, asnjë rast i shënuar me COVID-19.

“Për kohën 90 minutëshe sa kemi mundësi me dalë, masat respektohen shumë mirë në Mitrovicë. Banoj afër rrugës, dal në oborr sa me humb kohë, nuk shoh vetura që lëvizin, pavarësisht kohës natën apo ditën, dhe sigurisht rezultatet po tregojnë, sepse ne akoma nuk kemi virus në Mitrovicë. Gjobat kanë ardhur më vonë, mua ma merr mendja se popullata është vetëdijesuar”, thotë Bashkim Muja, qytetar nga Mitrovica

Seniha Haxhimehmeti, një qytetare tjetër, thotë se mitrovicasit janë duke iu përmbajtur maksimalisht masave qeveritare.

“Po besoj që në Mitrovicë qytetarët në maksimum janë duke iu përmbajtur masave për mbrojtjen nga koronavirusi”, thotë ajo.

Edhe Gazmend Boletini, nga Mitrovica, theksoi se falë masave të marra nga qeveria nuk ka ende asnjë të prekur në Mitrovicë

“Qytetarët e Mitrovicës kanë dhënë maksimumin, duke treguar kulturën e tyre në lidhje me pandeminë. Kështu që falë respektimit ndaj masave dhe rregullave të shtetit tonë për COVID-19, asnjë rast deri tani nuk është lajmëruar në qytetin tonë”, shprehet Gazmend Boletini

Ndërkaq, Ratka Trajiç, pensioniste nga veriu i Mitrovicës, tha se masat e ndërmarra nga kryetari i Serbisë janë me vend, dhe se ato po respektohen nga qytetarët. Ajo shtoi se jeton vetë dhe e ka shumë të vështirë, por gati dy muaj nuk ka dalë fare nga banesa.

“Shkëlqyeshëm ka marrë masa, sepse sikur të mos kishte ndërmarrë masa të tilla, nuk do të mund të jetohej, të gjithë do të vdisnin. Unë nuk kam dalë gati dy muaj deri sot, dhe nuk po mundem më të jetoj vetëm midis katër mureve…Kryetari mirë ka bërë, shkëlqyeshëm, kryetari ynë në Beograd, dihet cili, Vuçiç”, thotë e moshuara serbe.

Edhe pse Mitrovica vijon të mos ketë asnjë rast me COVID-19, Në Kosovë janë mbi 500 të infektuar, ku fatkeqësisht 12 persona kanë humbur jetën.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026