Nga sot nis testimi serologjik, drejtorja në ISHP tregon si do të kryhet dhe çfarë tregon
Duke nisur nga sot, në Shqipëri do të aplikohet një testim i ri për identifikimin e coronavirusit, testi serologjik. Këto teste, të cilat tregojnë nëse një person ka qenë i infektuar me coronavirus, apo jo, do të kryhen fillimisht te stafi mjekësor dhe më pas në masë.
Testimi serologjik do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, nën lidershipin e Institutit të Shëndetit Publik.
Në një lidhje live me Euronews Albania, drejtorja e sektorit të promocionit në ISHP, Gentjana Qirjako shpjegoi se testi serologjik është një metodë për të matur nivelin e infeksionit në vend.
Teksa është i ngjashëm me një test të zakonshëm gjaku, testimi serologjik synon gjurmimin e antitrupave që tregojnë sa i mbrojtur është një person që e ka pasur infeksionin në trup.
“Testet serologjike janë teste që konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antikorpe pasi COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij. Janë teste që lejojë të kuptohet se si është situata e infeksionit në vend. Nëse një person ka antkorpe në trup, presupozohet se ai është i mbrojtur edhe pse nuk dihet saktësisht për sa kohë zgjat qëndrimi i antikorpeve. Kryhet si një test i zakonshëm gjaku, por ka si synim zbulimin e antikorpeve. Zakonisht antikorpet formohen pas javës së parë të infektimit. Antikorpi i parë që formohet pas ditës së 8 është imunoglubolina M dhe prania e saj tregon se individi është infektuar momentalisht dhe shkalla e infeksionit është e lartë, pra ai ka tranmetueshmëri të lartë, ende është ngjitës.
Pas ditës së dhjete formohet imunoglobulina G që tregon reagimin e organizmit ndaj virusit dhe në momentin që ajo shfaqet është një shenjë pozitive pasi tregon që shkalla e infeksionit ka ardhur duke rënë”, tha mjekja, teksa shtoi se këto teste do të bëhen fillimisht tek mjekët, pastaj tek forcat e rendit e më tej në popullatë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë