Merkel dhe Lukashenko nisin negociatat për zgjidhjen e krizës migratore

17 Nëntor 2021 | 22:42

Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko dhe kancelarja në detyrë e Gjermanisë, Angela Merkel ranë dakord të nisin negociatat në nivel evropian për të zgjidhur krizën migratore në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Një zëdhënës i Merkel tha se gjatë bisedës telefonike mes liderëve, kancelarja gjermane nënvizoi nevojën e bashkëpunimit me agjencitë e OKB-së për emigracionin, për të garantuar ndihma humanitare për refugjatët.

Mijëra emigrantë, shumica nga Lindja e Mesme janë vendosur në kufi me BE-në dhe këtë Perëndimi e cilëson një “hakmarrje” të Lukashenkos ndaj sanksioneve.

Lukashenko ka mohuar akuza të tilla dhe ka drejtuar gishtin nga BE duke thënë se nuk po pranon emigrant që kalojnë përmes Polonisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026