Vetëm për ata që duhet të shkojnë patjetër tek mjeku, Rama: Nga sot në e-Albania, edhe leje-daljet për arsye shëndetësore

20 Prill 2020 | 08:05

Nga dita e sotme në portalin e-Albania mund të aplikohet edhe për leje-dalje për arsye shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook shpjegon me detaje se si duhet proceduar, ndërsa tërheq vëmendjen se në rast të mosnxjerrjes së kësaj leje, personat që do të dalin do të gjobiten në bazë të kodit të ri penal.

“Nga sot në www.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore. Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën. Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër. Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi. Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-Albania:

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit online “leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– identifikohuni në portalin e-albania përmes llogarisë tuaj
-klikoni shërbimin “leje për dalje”
-zgjidhni opsionin “leje për arsye shëndetësore”;
-shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: targën dhe numrin e shasisë së tij dhe shtypni “dërgo” për të përfunduar aplikimin miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal. Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të aktit normativ dhe masave të reja në kodin penal!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026