Bizneset që hapën dyert sot, mes frikës se mund të shkojnë drejt falimentimit, kërkojnë ndihmën e shtetit
Pas më shumë se një muaji Alban Masha ka hapur dyert e biznesit të tij.
Pronari i një byrektoreje në zonën e Tregut Çam në Tiranë, na tregon se ndonëse aktiviteti që ai ushtron është në listën e re të bizneseve që lejohet të rihapen, pas situatës së krijuar nga coronavirus ai ende nuk e ka nisur punën.
“Për momentin nuk do ta hap derisa të stabilizohet tregu, po e hapa me bashkëshorten, pasi nuk kam mundësi financiare për punonjës. Po ta hap do shtyp kasën, por xhiroja ditore që bëhet sot nuk ma leverdis”, thotë ai.
Ditën e sotme, tregon se ka ardhur në biznesin e tij për të bërë pastrimin dhe dezinfektimin. Meraku i tij është ruajtja e distancës, pasi ambienti që ka është i vogël, ndaj edhe është detyruar të largojë dy punonjës.
Duke qenë se aktiviteti i tij supozohet të vijojë punën, ai nuk përfiton nga paketa financiare. Sipas tij, humbjet janë të mëdha, për këtë arsye ai kërkon mbështetje financiare.
“Shteti të na ndihmojë me një ndihmë të vogël financiare, sa të paguajmë dritat, atë pagën minimale”, thotë ai.
Pandemia COVID-19 duket ka dhënë efekte negative tek biznesi i vogël, shumë prej të cilëve kanë mbyllur dyert dhe kanë pësuar humbje të mëdha, ndërsa një numër i madh punonjësish tashme janë pa pune. Sipas institucioneve shtetërore, bëhet fjalë për rreth 60 mijë punonjës, por sipas shoqatave të biznesit kjo shifër është dy herë më e lartë.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)