Lista e bizneseve të reja që lejohen të ushtrojnë aktivitetin prej 27 prillit

20 Prill 2020 | 11:24

Në një komunikim ‘live’ me publikun nga Facebook i tij, kryeministri Edi Rama njoftoi se më 27 prill do të nisë faza e dytë e hapjes nga karantina për shkak të COVID-19.

Kreu i qeverisë bëri me dije se lista e bizneseve të reja që do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre do të publikohet sot në e-Albania, mënyrë që bizneset të njihen me protokollin e ri të rregullores që duhet të ndjekin.

“Në e-Albania do të publikohen sot aktivitete që do të hapen prej datës 27 prill. Kjo mënyrë që ata që do të hapin aktivitetet të njihen me protokollet dhe të jenë konform rregullave në fuqi në momentin që do të hapin aktivitetin e tyre. Dhe çdo aktivitet ka edhe kodin e vet përkatës me anë të të cilit do të monitorohet. Me këtë bllok të dytë ne rikthejmë në punë 27 589 punonjës të regjistruar në qendrën e punës”, deklaroi kreu i qeverisë.

Teksa lajmëroi hapjen e shërbimit taksi për javën që vjen Rama shtoi se ky shërbim ka protokollin e vet të veçantë që ka specifikën e vet, me vetëm një person brenda, diagonal me shoferin.

Bizneset që do të kenë mundësi të hapen pas 27 prillit janë:

Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara

Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara

Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara

Aktiviteti i taksive

Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara

Aktivitete te tjera p.k.t

Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.t

Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës

Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara

Shitje me pakice e sistemeve te sigurise/ pajisjet e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara.

Lexoni gjithashtu: 

Rama: Brenda majit amnisti fiskale dhe penale për ata që duan të formalizojnë pasurinë

Kryeministri zbulon ndihmën për ata që punojnë në të zezë dhe nuk marrin asistencë, përfitojnë 70 mijë familje

Kryeministri Rama: Biznesit të vogël do t’i falen të gjitha taksat deri në fund të vitit

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026